TIRANË

Një 30-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë teksa po rregullonte rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni.  Sipas policisë, ai ka rënë nga lartësia dhe ka marrë dëmtime të rënda.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.


Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: