LEZHË

Një 55-vjeçar nga Lezha ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

Gazetari i “BalkanWeb”  Elidon Ndreka raporton  se 55-vjeçari ka rënë në kontakt me kabujt elektrikë në orët e para të mëngjesit tek një kabinë, e cila nuk ka as sigurinë më minimale duke vënë në rrezik edhe jetët e fëmijëve.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Kabinat elektrike të amortizuara  janë një shqetësim i vazhdueshëm për shumë familje në Lezhë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: