TIRANË

Një 40-vjeçar ka rënë nga skela e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe për pasojë ka humbur jetën.

Punëtori ndërroi jetë në spital disa orë pas aksidentit për shkak të plagëve të marra. ‘BalkanWeb’  mëson se shtetasi që ka ndërruar jetë është Naim Idrizi, 40 vjeç nga qarku i Kukësit. Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen  e plotë të aksidentit.

“Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital. Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb