Viti 2018 shënoi reduktim të ndjeshëm të personave që hyjnë ilegalisht në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të Frontex, numri i emigrantëve të paligjshëm ra në 150,000 ose 92% më pak krahasuar me një milion që hynë në Europë në 2015.

Arsyeja kryesore për rënien dramatike e numrit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë Europën është bllokimi nga Italia i rrugës Qendrore Mesdheut. Në 2018 në Itali u regjistruan vetëm 23 mijë hyrje të paligjshme, numri më i ulët që nga viti 2012,

Largimet nga Libia u ulën me 87%, ndërsa nga Algjeria me 50%. Largimet nga Tunizia nuk ndryshuan, megjithatë emigrantët nga Tunizia dhe Eritrea përbëjnë një të tretën e njerëzve që përdorin këtë rrugë. Në Spanjë, emigrantët ilegalë u dyfishuan dhe arriti në 57,000, çka tregon se rruga përmes Marokut dhe Gadishullit Iberik është më “popullorja” në Evropë. Maroku është pika kryesore e nisjes për ata që përdorin rrugën e Mesdheut Perëndimor, ku shumica e emigrantëve janë marokene.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: