DURRES

Biznesmeni i sulmuar nga 3 personat e maskuar e të armatosur nuk ka rezultuar me konflikte personale deri tani nga hetimet e kryera me intesitet.


Policia e Durrësit mbante shpresë se mund të gjente një dritë nëpërmjet qelizave të celularëve të bisnesmenit dhe të bashkëshortes së tij. Autorët  nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultojnë grabitës profesionistë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë për identifikimine tyre. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se  grabitësit fillimisht kishin marrë celularët e të zotëve të shtëpisë i kishin fikur dhe vetëm të nesërmen celularët janë gjetur të hedhur në disa rraqe të shtëpisë. Hetuesit shpresonin që nga telefonat të gjenin edhe intinerarin që kishin kryer për t’u larguar tre grabitësit profesionistë te banesës së Elton Kelmendit.

Nuk kanë lënë asnjë shenjë a gjurmë. Dyshojmë që kemi të bëjmë me një bandë të mirëfilltë . Dyshimet janë që mund të jenë ndihmuar nga persona afër biznesmenit për të qënë aq koncizë në veprimet e tyre.


Ata kanë lidhur bashkëshortët ndërsa njëri prej autorëve ka nxjerrë jashtë shtëpisë djalin 7 vjecar. Biznesmeni i kërcënuar ne jetën e djalit të vetëm nuk ka bërë rezistencë, por ju ka treguar paratë që mbante në shtëpi të ruajtuara në xhepin e një xhupi. Ata kanë marrë 10800 euro pasi kishin dhunuar fizikisht biznesmenin. Djalin e kanë lënë në oborrin e jashtëm të banesës” bënë të ditur të njëtat burime.


Dyshojmë që autorët të jenë kontigjent i botës së krimit, ish të dënuar për grabitje me dhunë, nisur nga veprimet precize të neutralizmit të familjes dhe të grabitjes së parave. Mund të jenë edhe nga qytete të tjera të vendit dhe të jenë ndihmuar nga persona të tjerë në Durrës qe kanë dijeni për aktivitetin e biznesmenit dhe të parave qe kishte në banesë pohuan burimet. Nuk mund të arrestojmë njeri edhe pse dyshime ka. Nëse nuk gjejmë prova , kapucët , maskat , armët si prova të pakundërshtueshme nuk arrestojmë dot asnjë pohuan burimet policore qe deri tani kanë shoqeruar 8 persona në polici .

Mbrëmjen e 12 nëntorit u sulmua me arme dhe u grabit familja e biznesmenit të transportit ndërkombëtar Elton Kelmendi në lagjjen 14 në Shkozet një lagjje periferike në Durrës. Autorët janë larguar pa gjurmë nga banesa.

BalkanWeb

Etiketa: