Treguesi i pëlqimit të qeverisë, Jair Bolsonaro ka regjistruar një rënie të ndjeshme të shumica e brazilianëve që nuk është dakord me mënyrën që ai po drejton krizën e shkaktuar nga zjarret në Amazonë, sipas dy sondazheve të “Datafolha” të publikuara nga shumë gazeta në 24 orët e fundit.


I pari, i publikuar sot nga “Folha de Sao Paulo”, tregon se 38% e të pyeturve ka një mendim negativ në për qeverinë kundrejt 29% që ka e mbështet mënyrën se si ka menaxhuar krizën.


Në sondazhin e mëparshëm të të përmuajshmes “Datafolha”, të publikuar në korrik, ishte regjistruar një barazim prej 33% mes atyre pro dhe kundër.


Sipas sondazhit të dytë të Datafolha tregohet se për 51% të brazilianëve mënyra se si qeveria po përballet me krizën e zjarreve dhe shpyllëzimit në Amazonë është negative, kundrejt 25% që mendon se është pozitive.