Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në zonën e Dhërmiut.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pemtari dhe ullinj. Gjithashtu, është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Ka mbërritur një helikopter në vendngjarje për të normalizuar situatën, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë.

Për shkak të terrenit malor, është kërkuar ndihmë dhe nga zjarrfikësja e Vlorës. Po nisen 4 automjete drejt Dhërmiut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: