KRUJË

Temperaturat përvëluese nxisin të tjera zjarre në vendin tonë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos.

Zjarri mësohet se rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë.

Ata u shkaktuan nga temperaturat e larta, kurse në disa raste edhe nga dora e njeriut.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb