Mbijetojnë Hanoveri, Shtugarti dhe Herta e Berlinit, Hamburgu do të luajë në play-out ndërsa Freiburgu dhe Paderborni rrëzohen një kategori më poshtë. Ishin këto disa nga verdiktet e javës së fundit të Bundesligës ku u zgjodhën edhe ato enigma të mbetura. Ashtu siç edhe pritej, Paderborni ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Alban Meha, sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë.

Me Mehan që mungonte për arsye dëmtimi, skuadra e drejtuar nga trajneri Breitenreiter u mund në sfidën e fundit të kampionatit, 2-1 nga Shtugarti, që me këtë sukses brenda në “Benteler Arena” siguroi mbijetesën mes të mirëve të futbollit gjerman edhe për një tjetër sezon.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: