TIRANE

Moderatorja Bieta Sulo na ka treguar përmes fotove apo dedikimeve në rrjetet sociale për marrëdhënien shumë të mirë që ka me vajzën e madhe të Alban Dudushit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi ajo ka postur një foto familjare në profilin zyrtar në Instagram, që ka tërhequr vëmendjen e medias rozë. Një foto që vlen sa një mijë fjalë, ku Bieta, Albani dhe dy fëmijët e tyre shfaqen në një portret kaq të bukur familjar.

“Vajza me babin, djali me mamin, të katërt të pandashëm”, shkruan Bieta në foton e saj, ndërkohë që duket se aroma e festave të fundvitit ka trokitur në familjen e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb