TIRANE

Gjatë transmetimeve ‘live’ në emision është diçka normale që gjërat ndonjëherë të mos shkojnë sipas planit. Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren Bieta Sulo.

Gjatë kohës, që ajo do të hynte në emision i është thyer taka e këpucës. Moderatorja ka vendosur që ta marrë me sportivitet dhe ka thënë se gjatë gjithë këtyre kohëve është kujdesur të ruajë veten nga ndonjë rrëshqitje, por gjërat vijnë nga se pret.

“I theu këmbët shejtani. Po ju rrëfej që gjatë gjithë kësaj kohe e vetmja gjë nga e cila jam ruajtur ka qenë ndonjë rrëshqitje spektakolare, por siç dihet, të ndodh nga se pret… taka, që këputet”, shkruan Bieta në videon e postuar në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: