Nga: ZONJA VJOLLCA*
BIFTEK ME PEKMEZ DHE LAKER

500 gr mish viçi
100 gr pekmez
1 lakër
1 kokërr qepë
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
2-3 lugë gjelle susam
Kripë
Piper i zi

Vendosim mishin e viçit në një enë dhe e marinojmë mirë me pekmezin më pas e vendosim në tigan me vaj ulliri dhe e skuqim mirë nga të dy anët. E largojmë mishin nga tigani dhe e lëmë të mbuluar në një tas me letër alumini. Në yndyrën ku skuqëm mishin vendosim lakrën të prerë hollë. Shtojmë një filxhan ujë dhe e trazojmë vazhdimisht me lugë druri derisa lakra të ulë volumin e saj. Shtojme mbi lakër pak vaj ulliri dhe gjithashtu qepën të prerë njësoj siç e presim për sallatë. E trazojmë mirë dhe kur lakra të jetë gatuar mirë shtojmë mishin, kripë, piper dhe farat e susamit. Vendosim kapakun dhe e lëmë në zjarr për 10 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb