NGA ZONJA VJOLLCA*

2 biftek viçi
150 gr speca turshi
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji gjalpë
200 gr spinaq
1 lugë gjelle vaj ulliri
100 gr djathë mocarela
Borzilok
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht parangrohim furrën në temperaturën 80 gradë me ngrohje nga poshtë. Mishin e larë dhe të tharë e marinojmë me kripë dhe piper të zi. Lyejmë një tigan me pak gjalpë dhe vendosim copat e mishit dhe i skuqim pak nga te dy anët për 3-4 minuta. Më pas i largojmë nga tigani dhe i vendosim në një letër alumini në furrën e parangrohur për 10 minuta. Në një tigan me një lugë gjelle vaj ulliri vendosim spinaqin, mbi të shtypim hudhrën, e rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e gatuajmë për 5 minuta. E presim biftekun për së gjati e mbushim me spianaq, mocarela dhe spec të pjekur turshi. E pudrosim me piper dhe e servirim të ngrohtë duke e zbukuruar me borzilok.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: