Fatjoni dhe Xhensila janë dy banorët që ditët e fundit kanë simpati për njëri-tjetrin. Fatjoni i kërkon aleancë Xhensilës për lojën. Ajo pranon të luajë, por në javët në vazhdim pasi do të shohë nëse do ti shpëtojë daljes së eliminimit këtë javë. Fatjoni vazhdon ta ngacmojë Xhensilën duke i kënduar disa vargje: “Prej syve të tu e kam pa si pune e bome, ty ta ka kojt dhe s’ke tregu që je e nxonme” dhe vazhdon të qeshë. Xhensila i përgjigjet vetëm me të qeshura dhe i tregon unazën. Fatjoni mes të qeshurash i thotë se dua të shpreh ndjenjën që kam për ty. Sapo ajo i jep shenjë se është tërë sy e vesh tek ai, ajo kërkohet në dhomën e rrëfimit nga Vëllai i Madh. Ata të dy vazhdojnë të qeshin, ndërsa Fatjoni i dëshpëruar thotë: “Dhe një herë që doja ti shprehja ndjenjën, ma morët”. Mbetet për tu parë nëse mes dy të rinjve do të ketë diçka më shumë sesa një flirt aty brenda.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: