Vëllai i Madh ka fikur dritat në dhomën e gjumit. Shtëpia më e famshme në Shqipëri ra në qetësi. Pjesa më e madhe e banorëve janë në gjumë, ndërsa Fatjoni dhe Xhensila ndodhen në kuzhinë. Fatjoni këmbëngul që duhet të marrë bastin e tij. Xhensila i ka borxh një puthje.

Ditët e shkuara Xhensila dhe Fatjoni kanë prerë një bast në prani të Kikës. Ai është i bindur që e ka fituar bastin, ketë fitore ia konfirmoi dhe Kika gjatë spektaklit të së shtunës dhe kërkon dëmshpërblimin. Xhensila nuk është e bindur që ai e ka fituar, por i jep fjalën që sapo ta vërtetojë, ajo puthje do të vijë. “Unë bastet i mbaj dhe nëse t’i ke fituar në spektaklin e së shtunës, t’i do marrësh puthjen”, i thotë Xhensila.

Fatjoni pranon dhe pas kësaj i kërkon që të flenë bashkë. Ajo pranon, por do ta bëjë ditën e nesërme pasi i duhet të ndërrojë çarçafët dhe përton. Fatjoni vazhdon t’i kujtojë se ajo duhet të pranojë që nuk ka vetëm afeksion për të. “Ti je njeri që nuk të mbarojnë fjalët, pse kur flasim për ne të dy ti hesht?” i thotë ai. Më në fund Xhensila i thotë se situata është e vështirë.

Ajo do t’i japë një përgjigje, sapo të jetë e bindur dhe duhet të vijë momenti, duke nënkuptuar të dashurin që ajo ka jashtë. Fatjoni i jep kohën e nevojshme Xhensilës duke i thënë se ai e kupton.

“Unë të kuptoj dhe të mbështes në zgjedhjen tënde. Nuk duroj dot faktin që t’i bën kokëderren dhe nuk më flet se si janë gjërat. Mos provoko kaq shumë nervat e tjetrit” ,i thotë ai. Nëse do jetë ky çifti i dytë në këtë edicion të 8 të Big Brother, është për t’u parë ditë në vazhdim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb