Kjo është banesa e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili prej kohësh e ka kthyer atë në një “Big Brother”, për të monitoruar lëvizjet e bashkëshortes së tij.

Banesa ndodhet në zonën e njohur si Kodër Institut, ndërsa sipas asaj që gazetari Igli Çelmeta raporton, 34-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermani, shtet në të cilin punonte.

Policia pas denoncimit të bashkëshortes së tij, ka vënë në pranga të riun, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshimet e para lidhen me shkaqe xhelozie, ndërsa pritet që të merren në pyetje e shoqja dhe nëna e tij, e cila jetonte në të njëjtën banesë.

Çifti janë prindër të katër fëmijëve të mitur, ndërsa dyshohet se Mandri përveç izolimit që i kishte bërë të shoqes, edhe e dhunonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb