TIRANE

Big Mama është një nga këngëtaret më energjike shqiptare. Ajo është një nga ato personazhe që nuk i pëlqen ta ekspozojë shumë jetën e saj private.

Nuk ndodh shpesh që Bigu të jetë pjesë e mediave rozë. Por këtë herë këngëtarja ka menduar t’i surprizojë fansat dhe të na sjellë pak dashuri në këto ditë të ftohta siç thotë ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me modelin turk Serhat Kaynarpinar, i cili gjithashtu ka publikuar dy foto të tjera ku shfaqet bashkë me Bigun. “Në këto ditë të ftohta do t’ju sjell pak dashuri”- shkruan këngëtarja shqiptare. Edhe modeli turk ka postuar të njëjtën foto dhe shkruan ‘Të dua”.

Menjëherë kanë filluar spekulimet se çifti mund të jetë në një lidhje. Nuk e përjashtojmë këtë si mundësi, por janë të larta edhe shanset që ata të jenë duke punuar për një project së bashku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb