TIRANE

Stilistja Stella Sallaku e cila ndonëse është në moshë të re ka arritur të prekë në vendin tonë një sukses të madh. E shohim shpesh në panele televizive apo në mbrëmjet e personazheve VIP në Tiranë për të qenë syri vëzhgues i stilit të veshjeve që zgjedhin zonjushat dhe zonjat.

Stela Sallaku ka qenë e ftuar në emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News24 ku ka folur për punën e saj si stiliste, për projektet e reja që ka në dorë por edhe për një ngjarje të rëndësishme. Stilistja ka arritur të marr një çmim ndërkombëtar falë punës dhe përkushtimit të saj si stiliste. Ky çmim e ka renditur atë si një ndër dizajnerat e rinj shumë premtues sidomos në Europë.

‘Big See Fashion Design Award 2019” cfarë përbën ky çmim në botën e modës ose çfarë është ky institucion?
Unë u prezantova shumë rastësisht me organizatorët dhe më kontaktoi një nga zonjat e cila ishte pjesë e jurisë së modës. Më shpjegoi për eventin dhe ishte një organizim i njerëzve shumë të thjeshtë, të cilët kishin një ide për të krijuar muajin e dizajnit. Tek ky event do të ftoheshin persona me talent ose me iniciativa në fushën e sipërmarrjes për sa i takon modës arkitekturës, dizajnit pra kishte shumë artistë. Kishin një hapësirë të madhe në Lubjanë rreth 2 mijë metra katrorë, të cilën e kishin vënë në përdorim të kreatorëve të rinj. Aty kishte njerëz nga e gjithë Europa, të cilët prezantonin krijimet e tyre por ata nuk ishin aty rastësisht pa një përzgjedhje. Pra ishte një lloj panairi i dizajnerit. Kur më kontaktoi Metka e cila është një nga anëtarët e jurisë më tha se isha vajza e parë nga Shqipëria ndërsa vitin e kaluar kishin marr pjesë dy vajza nga Kosova.
Si u organizua pjesa e konkursit dhe në çfarë konsistonte?
Si fillim më thanë që i gjithë koleksioni im ‘FAME” kishte fituar çmimin për të qenë pjesëmarrëse në këtë event apo panair siç mund të quhet. Dhe në fund më kishin përzgjedhur si dizajnerin më avangardë të veshshëm dhe kjo është pika kyçe sepse aty kishte shumë dizajner të tjerë që kishin krijuar gjëra me metal me thasë etj por nuk visheshin. Por për një krijim që vishet isha përzgjedhur unë. Pasi më kërkuan formate të caktuara fotografish juria kishte përzgjedhur një dhe unë mora këtë çmim.

Për çfarë dizajni e fitove këtë çmim?
Ai është pjesë e koleksionin “FAME’ që do të thotë femër dhe frymëzimi për të më ka ardhur nga natyra. Koleksioni fillon me një kostum të verdhë i cili prezanton diellin, e dyta është xhaketa që përfaqëson detin dhe dallgët.
Ti ke kohë që ndërton koleksione të ndryshme të cilat kanë një temë ose një qëllim të caktuar. Gjithmonë kemi pasigurinë se ku do të shkojë dhe cilat janë mundësitë që ti të marrësh pas atë invenstim që bën nga ana e krijimit, dizajnit e punës përgatitore.
Të gjithë dizajnerat në mbarë botën thonë që përveç se shitet një pjesë e madhe e koleksionit shumica e tyre mbeten stok. Po çfarë bëjnë dizajnerat me gjithë këto stok?! I riciklojmë.
Çfarë dyersh të hap fitimi i çmimit ‘Big See Fashion Design Award 2019’?
Këtë pyetje ma bëri dhe babai. Një dizajner duhet të ketë bashkëpunime, pa ndërlidhje me kolegë të tjerë edhe krijimi fillon e zbehet. E mira është kur një dizajner shqiptar bashkëpunon dhe me ata të huaj. Dhe shpresoj që edhe ky çmim ta ketë këtë impakt në të ardhmen.
Pas përfundimit të “FAME” çfarë kë në mendje tani, ku do të fokusohesh?
Po punoj me një koleksion që më ka frymëzuar kashta dhe mendova të krijoj një koleksion që të ketë element kashte si xhepa, kopsa, jaka etj dhe besoj se do të jenë interesante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: