Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një bilanc “të hidhur” të ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, kryesisht të SHBA e BE. Përmes një postimi në facebook Manjani shkruan se ata kanë dështuar në prioritetet kryesore.

“U përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme!” shkruan Manjani , ndersa shton se “Të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Washington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje.”

Postimi i Plote

Bilanc ambasadorësh:

  1. Donin të luftohet droga, por u përhap si kurrë më parë. Kanabisim as e panë fare. Dështim!
  2. Donin të luftonin Korrupsionin, por është thelluar edhe më shumë. Dështim!
  3. Donin drejtësi të pavarur, por sot është më e varur se kurrë nga qeveria. Për më tepër, mbyllja gjykatave e ka bërë qeverinë “legjitime” në çdo paligjshmëri. Dështim!
  4. Donin të arrestohen ministra, por u mbrojtën e po dalin të pafajshëm. Dështim!
  5. Donin të arrestohen të fortët e të kërkuarit, por veç Shullazi që u dorëzua vetë se të tjerët ikën. Dështim!
  6. Do na hapnin negociatat po të miratohej reforma në drejtësi, por na hapën kokën me deklarata. Negociatat jo e jo. Dështim!

Ka edhe të tjera, por këto janë kryesoret. Ishin çështje që u përfshinë vetë ambasadorët e huaj (SHBA e BE) ku “dhanë garanci” se këto gjera do bëhen!

U përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme!

Të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Washington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje.

Ne vlejmë sa një deklaratë që e harton zyra përkatëse e shtypit e nivelit më të ulët. Shpesh ajo deklaratë nuk ka lidhje me Shqipërinë reale, por thjesht me Shqipërinë politike.

Ndaj duhet mbledhur mirë rradakja për të ndërtuar shtetin e demokracinë ne këtu. Duhet ta bëjmë vetë, por jo me forcat tona.

Duhet ta bëjmë me mençuri, siç e kanë bërë të tjerët para nesh. Askush se ka bërë shtetin e demokracinë me ambasadorë e as me sytë nga ambasadat për të shkëputur ndonjë deklaratë të favorshme.

Nuk ka zgjidhje perfekte nga jashtë. Faktet tregojnë se edhe ata dështojnë!

Por kusuret i mbajmë ne…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb