Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur në 290 pasi një valë shpërthimesh goditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën e Pashkëve në 21 prill. Rreth 500 persona janë të plagosur dhe dhjetra të huaj janë në mesin e të vdekurve.

Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i ka kryer sulmet.

Policia vendase ka njoftuar se inteligjenca ka dështuar për të zbuluar ose paralajmëruar paraprakisht sulmet të vetëvrasëse, në një kohë që vetëm 10 ditë më parë ishte dhënë një alarm për rrezikun e sulmeve terroriste. Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë “të vetëdijshëm për informacionin” e sulmeve të mundshme, por informacioni nuk ishte zbatuar.

Shërbimet e huaja të inteligjencës kishin raportuar rreziqe lidhur me grupin radikal islamik National Thowheeth Jamàath (Ntj), i njohur që nga viti i kaluar, pasi kishte lidhje me një seri vandalizmi kundër simboleve budiste. Me sa duket, megjithatë, njoftimi i nisur nga shefi i policisë u injorua krejtësisht.

Pas ditës së djeshme, vendi është në shok. Kjo është ngjarja më e rëndë për Sri Lankën që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb