Merkato e verës që sapo u mbyll është më e kushtueshmja e të gjithë historisë në futboll.

Një raport i FIFA-s sqaron se klubit e futbollit në botë në sesionin e verës së vitit 2017 për transferimin e lojtarëve kanë shpenzuar 4,71 miliardë dollarë (3,95 miliardë euro).

“Mes 1 qershorit deri më 1 shtator 2017, janë realizuar 7.590 transferta ndërkombëtare në të gjithë boten. Shuma e përgjithshme e shpenzuar është 4,71 miliardë dollarë, pra, shuma e harxhuar brenda tre muajve është sa e gjithë vitit 2016 (4,79 miliardë dollarë)”.

“Edhe njëherë, 5 klubet që kanë shpenzuar më shumë janë ato europiane”, n kampionatet e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës që kanë shpenzuar 21,2% të shumës totale të transfertave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb