Gjatë një konference paraditen e sotme, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka dalë me një bilanc për vitin 2023. Ai e ka vënë theksin te dosjet e pa shqyrtuara të cilat kanë mbetur stok prej vitesh.

Ai u shpreh se çështjet me interes publik janë trajtuar dhe kanë më shumë përparësi sesa çështjet e individëve.

Po ashtu shton se janë hequr rreth 24 mijë dosje dhe nëse hiqen edhe dosjet e viteve 2017-2018, por thekson se vonesat e tepruara janë të pajustifikueshme.

“Çështjet me interes publik janë trajtuar me përparësi. Duke parë në balancë këtë situatë mes individitet dhe çështje me interes, Gjykata e Lartë i trajton me përparësi.

Do synojmë cilësi dhe kjo do shkojë në kurriz të sasisë.  Duke pasur parasysh jemi trup me 18 gjyqtare, ritmi do të jetë shumë më i lartë.

Të gjitha çështjet që kanë impakt publik, do kenë përparësi në shqyrtim. Kemi arritur të heqim 24 mijë çështje, jam i bindur që do duhet një 2 vjeçar për shqyrtimin e dosjeve të depozituata. Nëse arrimë të heqim fluksin më të madh të dy viteve, 2017 dhe 2018, çështjet e tjera do kalojnë më shpejt”, u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: