GREQI- Pak ditë më parë ishte atraksion për turistët, ndërsa sot padyshim është fshati më i dëmtuar nga zjarri, ku u shënua edhe numri më i lartë i viktimave. Mati, që i ngjan një vendi fantazme, është djegur totalisht në 70% të sipërfaqes së tij.

Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore pranë Institutit të Astronomisë dhe Astrofizikës në Observatorin Kombëtar të Athinës (NSA) publikoi një hartë me një vlerësim të hollësishëm, ku tregohen dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe në territor. ‘Zougla.gr’ shkruan se pjesa tjetër e mbetur prej 30%, është zona pjesërisht të djegura nga zjarri apokaliptik. Po ashtu në hartë duket edhe një vend i vogël, në lindje të Maratonës Avenue, në zemër të fshatit Mati, ku është shkatërruar gjithçka.

Harta në fjalë mbulon një sipërfaqe prej 4,318 hektarësh dhe është përpiluar duke përdorur fotografitë ajrore me rezolucion të lartë. Kujtojmë se nga zjarri masiv që përfshihu rajonin e Atikës në 23 korrik, fshati më i dëmtuar ishte Mati, ku vetëm në një tavernë u gjetën të djegur 26 persona, të cilët u bllokuan krejt papritur nga flakët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: