Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit organizoi Kampionatin Kombëtar të Bilardos, Disiplina 8-Gurë. Në këtë kampionat morën pjesë elementë të rinj dhe shumë të talentuar.
Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale:
Besar Spahiu 8-1 Besmir Cufe,
Preng Gjonmarkaj 1-8 Kledio Kaçi,
Ernesto Gjoni 8-5 Edison Hasanbashaj,
Elkjer Kokaj 5-8 Astrit Tolaj.
Në gjysmëfinale u përballen Kledio Kaçi me Besar Spahiun, me rezultatin 8-7 dhe Ernesto Gjoni me Astrit Tolaj, me rezultatin 8-1, të cilat ishin ndeshje të një niveli ndërkombëtar.
Në finale dolën dy bilardistë të talentuar Kledio Kaçi dhe Ernesto Gjoni, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin e ngushtë 8-7 në favor të Kaçit.
Triumfues i këtij kampionati është Kledio Kaçi Kampion në Kampionatin Kombëtar të Bilardos 2024 (Disiplina 8-Gure).
(BalkanWeb)