Në heshtje dhe pa shumë bujë, Bayern Munchen me sa duket e ka realizuar goditjen e parë në merkato. Prej disa ditësh flitej për një transferim të Douglas Costa në Mynih, tashmë e përditshmja gjermane Bild, jo vetëm e konfirmon këtë lajm por jep edhe disa detaje. Sulmuesi brazilian do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bayern. Pritet që firma mbi kontratën e re të hidhet pasi të përfundojë Kupa e Amerikës. Ky operacion do ti kushtojë kampionëve gjerman 35 milionë euro. Goditja e madhe e Bayern nuk është absolutisht Costa, të gjithë në Mynih presin që Angel Di Maria ti bashkohet Pep Guardiolës dhe projektit të tij për të “pushtuar” edhe një herë Europën.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb