GJERMANI

Media e njohur gjermane “Bild” shkruan detaje mbi vrasjen e grabitësit Admir Murataj. Kjo media gjermane ka postuar fotografi nga varrimi i Muratajt në Tropojë.

“Udhëheqësi i grabitësve Admir Murataj u vra nga policia. Ai u varros të premten në vendlindje”, shkruan media në fjalë.

“Bild” në një postim të ngjashëm dhe po për të njëjtën ngjarje, ngre një pyetje: “A do të ketë hakmarrje?”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazeta gjermane nënvizon se vëllai i Admir Muratajt është betuar për hakmarrje, ndërsa citon fjalët e tij: “Nëse grabitësit e tjerë që lanë vëllanë tim në mes të rrugës, e hodhën në lumë, nuk gjenden nga policia, do t’i gjejmë vetë”.

Pak ditë më herët, grabitës të armatosur sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Ata morën afërsisht 10 milionë euro prej andej, ndërsa gjatë aksionit, policia vrau Admir Muratajn, organizatorin kryesor, 47 vjeç.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb