Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është në ditët e tij të fundit në pushtet dhe se qytetarët po “i presin biletën” për ta larguar.

Berisha theksoi se bashkimi me forcat që përfaqësojnë 26% të votave të shqiptarëve është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë Rama, duke e lënë atë pa rrugëdalje.

Ai e krahasoi situatën e kryeministrit me një figurë komike e qesharake, duke përmendur lëvizjet e tij të fundit, përfshirë marrëdhëniet me Soros, deklaratat për Trump, dhe përplasjet e tij politike që, sipas Berishës, janë kthyer në një spektakël të pakuptimtë.

“Ndryshimi është si nata me ditën. Aleanca me ata që kanë 26% të votave të shqiptarëve është goditja e dytë më e madhe që ka marrë Edi Rama. Prerja e kokës së gjarprit Soros që detyroi Ramën të fshijë të gjitha fotot dhe detyroi Alex Sorosin ta tallë duke i ripublikuar…përpjekjet e tij, kërcënimet se do e shohësh ti nga Trump etj, e kanë shndërruar Edi Ramën në një figurë butaforike qesharake komike që tani merret, një ditë me gjumin e Lulit, ditën tjetër merret me Halit ballistin, Halit Valterin, ditën e tretë kthehet prapë te Luli a po flen apo jo dhe pastaj zhytet në kënetë, në xhungël te zhabat, te hardhucat, gjarpërinjtë.
A mund t’i thuash kryeministër këtij, ky është i pakallur dhe do marrë atë që meriton. Edi Rama ka marrë fund! Qytetarët po i presin biletën atij”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb