Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton miku më i madh i kosovarëve shkon sot në Kosovë.

Mirëpo, vizita e tij ka çuar në këmbë edhe njësitet e sigurisë së vendit. Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Në vendngjarje po shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata. Clinton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb