NEW YORK-Kemi bërë shumë së bashku gjatë këtyre 40 viteve të para, por më e rëndësishme është se çfarë do të bëjmë gjatë dhjetëvjeçarëve që do të vijnë”, shkruan Bill Gates për punonjësit e tij me rastin e 40-vjetorit të krijimit të kompanisë ”Microsoft”, të cilën ai e themeloi së bashku me Paul Allen më 4 prill 1975.

“Në fillim, unë dhe Paul Allen kishim objektivin për të patur një kompjuter për çdo shtëpi. Ishte një ide për të cilën na quanin të çmendur. Eshtë e pabesueshme të mendosh se ku arritur sot informatika”, thekson ai.

“Përgjatë 10 viteve të ardhshme, ajo do të ketë ecur më shumë se gjatë këtyre 40 viteve”, shton Gates.

(a.n/ANSA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: