Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është në rrugë e sipër për t’u bërë trilioneri i parë në botë brenda 25 viteve, thotë një studim i ri. Raporti i nxjerrë nga Oxfam, që studion pasurinë dhe varfërinë globale, sapo ka zbuluar një dokument që thotë se që nga viti 2015, 1% e popullsisë ka zotëruar më shumë pasuri se sa 99%, dhe se 8 persona në botë posedojnë të njëjtën sasi parash sa gjysma më e varfër e popullsisë.

Oxfam përdor këto statistika për të argumentuar se rritja ekonomike e të pasurive do të vazhdojë të rritet edhe më tej, ndërsa të varfrit do të qëndrojnë të varfër. Studimi parashikon se pasuria e ardhshme e Bill Gates, duke pasur parasysh dhe zhvillimin e investimeve të tij, rritet me 11% që nga viti 2009, shkruan The Independent.

Sipas këtij vlerësimi, Gates, që momentalisht është numri 1 në listën e më të pasurve të revistës Forbes me pasuri 85 miliard dollarë, mund të arrijë lehtësisht një pasuri prej 1 trilion dollarësh në moshën 86 vjeçare. Pavarësisht dëshirës së tij për të bërë bamirësi të shumta, studimi tregon që pasuria e Gates vazhdon të rritet.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: