Konsiderohet si një nga burrat më të pasur në botë, me 89 miliardë dollarë në asete. Por po sikur papritmas të gjente veten të varfër? Bill Gates, në një blog u ka shpjeguar lexuesve të tij se çfarë do të bënte nëse do të fitonte vetëm dy dollarë në ditë. Ndoshta – tha ai – do t’i përdorte ato për të rritur shpendët.

“Nuk ka një përgjigje të vetme, natyrisht, dhe varfëria ndryshon varësisht nga vendi. Por, falë punës me fondacionin tim, takova disa banorë të vendeve më të varfëra në botë që rrisnin pula dhe mësova shumë për pro-të dhe kundrat e mbajtjes së këtyre kafshëve. Për këdo që jeton në varfëri do të ishte mirë t’i kishte disa”.

Arsyeja e ka thënë menjëherë: pulat nuk kërkojnë burime të mëdha të blerjes dhe menaxhimit, ato janë të lehta për t’u mbajtur, dhe vezët e mishi janë ushqim shumë i mirë për njerëzit. Përveç kësaj, ato janë një investim i mirë sepse vazhdimisht gjenerojnë fitim. “Imagjinoni një rritës që e fillon me pesë pula – mjafton një gjel i marrë hua mbase edhe nga një fqinj, dhe pas tre muajsh i njëjti mbarështues e gjen veten me 40 zogj – thotë ai në blog – nëse të gjithë shiten me $ 5, fitimi do të jetë më shumë se $ 1,000 në vit”.

Sipas Gates, gjelat dhe pulat gjithashtu janë të dobishme në dhënien e më shumë pushteti grave. “Pulat janë të vogla dhe shpesh jetojnë pranë shtëpive, prandaj ato shpesh shihen si kafshë në kompetencë të grave”, tha miliarderi. “Gratë që shesin këto kafshë mund të riinvestojnë fitimet në familjet e tyre”.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, që ka ndihmuar pjesët më të varfra të popullsisë për vite me rradhë, është i angazhuar për përhapjen e këtyre kafshëve të çmuara për mbijetesë. Së bashku me Heifer International, një shoqatë që i jep bagëti familjeve në nevojë të planetit, fondacioni i Gates synon të ndihmojë të paktën 30% të familjeve afrikane sub-sahariane për të rritur shpendët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: