SHBA- Bill Gates si gjithmonë është renditur i pari me një diferencë të dukshme ndaj të tjerëve në listën e më të pasurve të botës. Ai është cilësuar personi më i pasur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 76 miliardë dollarë në planin personal, bazuar një renditjeje të publikuar sot në faqen e internetit të revistës “Forbes”. Bashkëthemeluesi i Microsoft-it mban kreun e renditjes për të 22-in vit radhazi.

Në vitin 1993 ai i zuri vendin e investitorit Warren Buffett, i cili është pozicionuar sërish edhe këtë vit në vendin e dytë me 62 miliardë dollarë. Më e theksuar në vitet e fundit, top lista ndahet midis personave të pozicionuar aty më parë, shpesh në krye të perandorive të industrisë dhe sipërmarrësve të rinj të pasuruar në sajë të shfrytëzimit të internetit.

Buffett, vëllezërit Charles dhe David Koch (41 miliardë dollarë secili, respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë), si dhe vëllezërit Walton, trashëgimtarë të gjigantit të shpërndarjes Wal-Mart, ose vëllezërit Mars, të lidhur me grupin e fuqishëm agroushqimor që mban të njëjtin emër, janë shembujt e personave të pasur që njihen shumë kohë më parë.

Ata tashmë ndiqen nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos (47 miliardë USD, në vendin e katërt, nga ai i Facebook-ut, Mark Zckerberg (40,3 miliardë USD, në vendin e shtatë), ose themeluesit e Google-it, Larry Page (në vendin e dhjetë, me 33,3 miliardë USD) dhe Sergey Brin (në vendin e njembedhjetë, me 32,6 miliardë USD).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: