SHBA- Bill Gates është shpallur njeriu më i pasur në botë për të 16-ën herë nga revista, ‘Forbes’ duke dalë kështu në krye të listës së miliarderëve që shpallet çdo vit.
Themeluesi i kompanisë, Microsoft, sërish e ka mundur biznesmenin meksikan, Carlos Slim për vendin e parë.
Lista tregon se në botë jetojnë 1826 miliarderë, një rritje prej 181 personave gjatë 12 muajve të fundit. SHBA-të dominojnë top listën e 20 njerëzve më të pasur, pasi 15 pjesëtarë të kësaj liste janë nga Amerika.
Lista përfshin 290 pjesëtarë të rinj, 71 prej të cilëve janë nga Kina.
Një rekord tjetër është edhe fakti që 46 miliarderë të rinj i përkasin moshës nën 40 vjeç.
Ja lista e personave më të pasur në botë:
1. Bill Gates 79.2 miliardë dollarë
2. Carlos Slim Helu 77.1 miliardë dollarë
3. Warren Buffett 72.7 miliardë dollarë
4. Amancio Ortega 64.5 miliardë dollarë
5. Larry Ellison 54.3 miliardë dollarë
6. Charles Koch 42.9 miliardë dollarë
7. David Koch 42.9 miliardë dollarë
8. Christy Walton 41.7 miliardë dollarë
9. Jim Walton 40.6 miliardë dollarë
10. Liliane Bettencourt 40.1 miliardë dollarë

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: