Ditë më parë kënga e fundit “I Don’t Need Your Love” e Bleona Qeretit mori kryesimin në top-listën e Billboard për zhanrin ‘dance club’, ndërsa revista e famshme i ka kushtuar një artikull suksesit të këngëtares shqiptare.

Kryesimi i parë i këngëtares shqiptare Bleona (emri i plotë: Bleona Qereti) – thuhet në artikull kushtuar pozicionimit të saj në vend të parë me këngën “I Don’t Need Your Love”.

Më tej thuhet se kjo është kënga e katërt e shqiptares në top-listat e Billboard, pas debutimit të saj me këngën “Take It Like a Man” në vend të 31-të në vitin 2013.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb