Billie Eilish puthi YouTuber-en Quenlynn Blackwell, siç shihet në një video të postuar në rrjetet sociale.

Këngëtarja ishte në festivalin muzikor Coachella këtë fundjavë, ku u pa teksa ndante një puthje me Blackwell, me të cilin duket se ishte në lidhje prej disa kohësh.

Në video, Eilish mund të shihet duke kapur fytyrën e Blackwell dhe duke e tërhequr atë për një puthje. Ajo u pa gjithashtu në një moment tjetër duke kërcyer me YouTuber-en, duke e përqafuar dhe duke i dhënë disa përkëdhelje në prapanicë.

Dy femrat duket se janë mikesha prej disa kohësh, pasi këngëtarja e njohur është shfaqur disa herë në videot e Blackwell në TikTok përkrah aktores Odessa A’zion, me të cilën kanë postuar edhe video duke u puthur.

Mirëpo së fundmi Eilish ka publikuar një këngë të re të quajtur “Lunch” në të cilën flet për ndjenjat që ka për një femër.

Këngëtarja e re tregoi nëntorin e kaluar se e tërheqin edhe femrat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: