TIRANE

‘Bindja Demokratike’, partia e re e ish-deputetit demokrat Astrit Patozit regjistrohet në gjykatë si parti politike, ndërsa nuk ka vonuar shumë edhe hapi tjetër teksa ka dorëzuar kërkesën zyrtare për t’u regjistruar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Mendohet se pjesë e partisë së re janë bërë disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Po kështu mësohet se për të qenë pjesë e saj janë ftuar edhe të tjerë të larguar dhe të pakënaqur nga PD.

Fillimisht u përfol që pjesë e saj do të ishte edhe deputetja rebele demokrate, Rudina Hajdari, e cila gjatë ditës së djeshme përmes një reagimi zyrtar në faqen e saj të “Facebook” hodhi poshtë këto zëra.

Kujtojmë se që në fillim të vitit të kaluar, Patozi pati një tentativë për krijimin e një partie të re duke zhvilluar madje takime me demokratë dhe të pakënaqur në disa qytete.

THEMELUES TE BINDJA DEMOKRATIKE

Astrit Patozi
Fabian Topollaj
Arben Skënderi
Leonard Olli
Andi Përmeti
Ardjan Kollozi

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb