Binjakët qajnë në fluturim? Asnjë problem për pasagjerët sepse George Clooney dhe bashkëshortja Amal Alamuddin dhurojnë kufje. Sipas asaj që raporton Page Six, aktori dhe avokatja i kanë dhuruar pasagjerëve kufje për ti kërkuar falje për të qarat e bebeve të tyre, Ella dhe Alexander.

Në ditët e kaluara aktori ka treguar aventurat e tij prej babai duke i cilësuar ‘një film horror’, veçanërisht momentin ku i ndërron pampersat tani që ata janë më të rritur dhe hanë më shumë ushqime.

Një baba krenar George ka thënë që është shumë i lumtur tani që binjakët e tij, qeshin dhe zbaviten. Kur janë larg për punë George dhe Amal shohin telekamerat në telefonat e tyre në mënyrë që ti ndjekin binjakët edhe në distancë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb