Aaron dhe Austin janë vëllezër binjakë dhe kanë realizuar këtë video direkt duke njoftuar babain e tyre me një telefonatë, se janë homoseksualë. Mes lotëve djemtë binjakë i bëjnë me dije babait se nuk mund ta fshehin më faktin se janë gay, por jo vetëm njëri por të dy. Reagimi i babait është një reflektim për këdo prind që mëson për herë të parë preferencat seksuale të fëmijës. Kështu babai i Austin dhe Aaron në vend të inatoset dhe bërtasë, nis të qetësojë djemtë. Së pari u kërkon që të mos qajnë më, ndërsa u bën me dije se do t’i dojë pavarësisht preferencave seksuale. “Ju keni të drejtë të jetoni, të vijoni të bëni në jetë ato ëndrra që dëshironi të realizoni. Edhe pse i përkas një gjenerate tjetër, ku këto gjëra vështirë të pranohen, nuk mohoj dot se ju jeni djemtë e mi. Babai im më braktisi, por unë nuk do t’a bëj” thotë babai.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: