Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, CAS-i, vendosi sot t’i rikthente Skënderbeut titullin e sezonit 2015-2016 të hequr nga Komisioni i Etikës në FSHF pas pezulit që UEFA i bëri atë vit korçarëve për shkak të dyshimit për trukimin e ndeshjeve.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet nga kampi i korçarëve. Pas presidentit Ardian Takaj edhe futbollisti Tefik Osmani ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një foto të postuar ku shfaqet me djalin e tij Osmani shkruan:

“Biri babit çohu nga gjumi, nuk te kam sjell bukë lepurushi, por titullin 2015-2016.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb