Ardhja në jetë e një fëmije është gjithnjë një gëzim i madh, por edhe përgjegjësi e madhe dhe sakrificë për prindërit. Por duke lënë mënjanë disa gjëra të tepërta, mund të programohen dhe menaxhohen më mirë shpenzimet.

Që nga momenti kur një gruaje i del pozitiv një test shtatzënie asaj i lind një dëshirë e pashmangshme për të bërë shoping, për të blerë rroba fëmijësh, veshje shtatzënie, karroca e sende të tjera.

Për të kursyer, gjëja e parë që duhet të bësh nëse nuk ta mban xhepi është të mos blesh. Duhet të bësh një listë të gjërave që mendon se duhet të bësh e më pas të konsultohesh me një grua tjetër që është bërë nënë për të mos bërë shpenzime të kota. Ndërkohë që veshjet për shtatzëna mund ti zëvendësosh me rrobat e gjëra që ke pasur më herët, pa qenë nevoja të blesh të tjera.

Pasi bebja të vijë në jetë, zgjidhni të mos hapni sërish portofolin duke e ushqyer vetëm me gji. Qumështi formulë është i shtrenjtë dhe nuk ka asnjëherë vlerat ushqyese të qumështit të nënës.

Përsa i përket kremrave dhe detergjenteve mund të zëvendësohen me elementë natyralë. Në rast se foshnja irritohet nga pelenat këshillohet të përdoret vaji i ullirit dhe aloe vera. Për ti bërë dush është shumë perfekte ta lani me niseshte orizi, ndërsa për higjienën intime mjafton ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Kush do të jetë me këmbë në tokë, le ti ndjekë këto këshilla.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb