Produktet shqiptare kanë rritur ndjeshëm cilësinë e prodhimit dhe kjo gjë vërtetohet edhe në konkurse ndërkombëtare. I tillë është rasti i birrës Elbar, e cila për të dytin vit radhazi fitoi medalje të argjendtë në kompeticionin prestigjioz “Monde Selection 2017” për cilësinë e ofruar ndaj konsumatorëve.

Ky çmim iu dorëzua drejtuesve të kompanisë gjatë ceremonisë të zhvilluar këtë herë në Maltë. Birra Elbar u rendit ndër më të mirat mes shumë produkteve cilësore dhe shumë markash birre nga e gjithë bota, ndaj është krenari që një prodhim i vendit tonë vlerësohet me një çmim prestigjioz si “Monde Selection 2017”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: