Dhoma Amerikane e Tregtisë festoi këtë të enjte Përvjetorin e 247-të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ambientet e “Wilson International School”.

Eventi u përshëndetet nga Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, si dhe nga i ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith. Për të festuar 247-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bene bashke anëtarë të Dhomës Amerikane të tregtisë në Shqipëri, përfaqësues të komunitetit amerikan, zyrtare dhe figura publike.

Të pranishmit shijuan atmosferën festive dhe aktivitetet e shumta si barbeque, muzikën e mirë ndërsa për fëmijët ishin përgatitur lojëra dhe dhurata. Birra “Korça” ishte aty si partneri kryesor në organizimin e ceremonisë festive me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA-ve. Produktet e saj u servirën dhe u shijuan nga te gjithë të pranishmit.

Me një histori të gjatë dhe traditë të pasur, birra “Korça” vlerësohet për shijen e saj të veçante dhe për cilësinë e lartë. Ajo ishte shoqëruesja e ushqimit dhe muzikës së mirë gjatë eventit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb