Fabrika elitare ku prodhohet birra e parë shqiptare, birra “Korça” është shëndrruar në një pol të rëndësishëm të qytetit juglindor, e frekuentuar tashmë në çdo stinë të vitit.
Vizitorët e radhës ishin përfaqësues nga IPA Albania dhe shtete të tjera të Ballkanit,të cilët patën mundësinë të shihnin nga afër procesin e prodhimit dhe teknologjinë bashkëkohore që përdoret në fabrikë.
Ata u impresionuan nga investimet e shumta dhe angazhimi i “Hysenbelliu Group” për të ofruar një produkt me cilësi të shkëlqyer, e cila është e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve.
Birra e sapo prodhuar mori vlerësime maksimale nga vizitorët, të cilët e vlerësuan për freskinë dhe shijen unike.
Me një histori gati një shekullore, fabrika e birrës Korça,vazhdon të mbetet simbol i suksesit të industrisë shqiptare të birrës dhe një atraksion për vizitorët që vijnë për të përjetuar një pjesë të traditës dhe kulturës së qytetit.
Përfaqësuesit e IPA u ndalën edhe tek Shtëpia e Birrës “Korça”, një vend i veçantë që ofron një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, ku çdo kënd pasqyron traditën dhe historinë e qytetit.
Ata shijuan gatimet tradicionale të zonës, shije autentike që u shoqëruan me birrën e freskët “Korça”, e cila jo vetëm që është një simbol i cilësisë, por edhe një përforcues i përvojës gastronomike.
Përfaqësuesit e IPA ishin në Korçë në kuadër të Kongresit të VI të “IPA Seksion Albania”, një ngjarje e e rendësishme për tw gjithe ata qw punojne nw fushën e sigurisë dhe forcimit të ligjit.
Në fund të aktivitet që u u mbajt në teatrin “Andon Zako Çajupi” u shpërndanë çertifikata mirwnjohje, një ndër to ishte pikërishrt shtëpia e birrës “Korça” e vlerësuar për mbështetjen e vazhdueshme të IPA-Seksion Albania në misionin e saj.
(Balkan Web)