KORÇË

Ambientet e fabrikës Korça janë shndërruar në një destinacion të rëndësishëm për turistët e huaj që vizitojnë Korçën. Dëshira për të parë nga afër fabrikën ku prodhohet birra Korça dhe për ta shijuar atë tërhoqi këto ditë maji turistë nga Gjermania, Austria dhe Franca të cilët pasi bënë një tur në gjithë Shqipërine u ndalën në fabrikën e famshme të Birra Korça. Pasi u njohën me historikun e birrës Korça turistët shijuan edhe birrën e parë shqiptare, cilësia e së ciles duket befasuese për ta.

“Ishte deshira jone te vizitonim kete fabrike dhe te shihnim si eshte rikonstruktuar dhe cfare shije ka birra dhe jemi shume te kenaqur per kete eksperience. Provuam shijen e kesaj birre dhe kemi nje ndjesi shume te mire. Me pelqen shija e birra Korca e kam provuar neper restorante ,hotele ka nje shije shume te mire,per ne qe vime nga Gjermania eshte mire qe ne te provojme shijen e saj aromen dhe ta krahasojme me birren Gjermane, dhe ajo vertet na pelqen.” -tha Ernest Waldmannstetter

“Shijuam birrën dhe shetitëm nëpër fabrikë, na la një shije shumë të mirë, na pëlqeu historiku i kësaj fabrike, ndryshe nga çka ndodhur me vendin tonë ku birraritë e vjetra janë mbyllur për t’u kthyer nëmuze ju vazhdoni ta keni ende.” – shpreh Bernd Deutschmann

Të provosh birrën Korça në vendin ku ajo prodhohet është kënaqesia më e madhe që kanë turistët të cilët ndalesën në fabrikë e kanë destinacionin më të deshirueshëm sa herë vizitojnë Shqipërinë.

“Herën e parë që provova këtë birrë të mrekullueshme ishte në vitin 1972 dhe isha shumë i befasuar me cilesine e birrës në atë kohë. Sot është hera e dytë që un provoj këtë birrë dhe është shumë e mire.Mendoj qe permbush standartet nderkombetare.Sot e provova per here te pare birren e zeze ndersa bjonden e kisha provuar me pare, bjondia eshte shume e mire nuk mund te bej dallim mes te dyjave ,nese me ofrohet birre e zeze e pelqej shume edhe nese me ofrohet birra bjonde perseri e njejta gje.Urime qe keni nje birre kaq cilesore ketu ne Korce.”

Turistët e huaj thonë se kur të kthehen në vendlindjen e tyre nuk do të ngurrojnë të tregojnë impresionet për birrën Korça.

“E vizitoj Shqiperine qe prej vitit 1964 ,kam pare shume zhvillim si ne cilesine e ushqimeve, ne higjiene etj. Per birra Korcen, ka per te thene vetem gjera pozitive.Kur te kthehem ne France kam nje konferece per Shqiperine ku do te flas per cdo gje qe prodhohet ketu e sidomos per birren shqiptare, birra Korca.”
Turistet u ndalën edhe në restorantin e birrës Korca ku shijuan gatimet tradicionale dhe mikpritjen e ngrohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb