TIRANE

Në tetor të këtij viti prodhues të birrës shqiptare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama, ku shprehnin shqetësimin e tyre për barrën e rëndë për tatimet dhe taksat që këto industri paguajnë.

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’, president i ‘Biznes Albania’ Luan Bregasi, njëherësh prodhues i birrës ‘Tirana’, pohoi se pas paketës që iu propozua Ministrisë së Financave u kërkua reduktimi i akcizës së ambalazhit të plastikës dhe të qelqit.

Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë shpjeguan si ndikon çmimi i ujit, energjisë dhe karburantit në rritjen e kostos së prodhimit të birrës, ndërsa sollën shembuj të vendeve të rajonit.

DISKUTIMI
Luan Bregasi:
Paketa që i propozuam ministrisë së Financave është bërë një reduktim i akcizës së plastikës dhe ajo e qelqit. Por janë lëvizje të shtrënguara. Akciza u vu në 2012 nga qeveria Berisha. Arsyeja e dytë është se duhet hequr fare kjo akcizë është se ne e kemi dhe të rikthyeshëm ambalazhin. Ai kap vlerën 35-40 të kostos.

Nikolin Jaka: Birra është me e favorizuar. Birra ka një suport në prodhim. Ndarja e birrës sipas sasisë së prodhuar, deri në 200 mijë, ka akcizë kontrolli.

Ardian Civici: Përveç birrës, se janë dhe pijet. Pse konkurrohemi nga produktet e importit? Na mungon teknologjia? Ku qëndron problemi, që për të njëjtin produkt ne konkurrohemi.

Luan Bregasi: Çmimi i ujit tek ne është më i lartë. Kosova e ka trefish më të lirë, edhe Maqedonia. Çmimi i energjisë për biznesin ne pranuam, por është i lartë. Ne kërkojmë që këto 25 % të ulët kjo kosto, dhe i shërben industrive. Jemi i vetmi vend në botë kur birra ka një pullë. Arsyeja gjoja ishte që të luftohej evazioni fiskal. Por realisht nuk u vu me këtë qëllimi për përfitimin të një koncensionari privat, që merret vetëm me një dhomë. Kompania quhet ‘Sipka’ dhe administratorët janë shqiptarë, e cila ishte krijuar në një fshat të Zvicrës, ofshore. Kjo kompani sajoi koncensionin e pullave fiskale. Nëse këto para, që janë 25 mln euro në vit, i shkojnë buxhetit të shtetit, ne jemi dakord ta paguajmë. Ia kemi thënë këtë gjë edhe qeverisë. Por e dhënë një privati që sot del në 10 më të pasurit në Shqipëri, që na marrin neve para, kjo nuk është e drejtë. Përveç kësaj, nëse duan të bëjnë mbrojtën nga evazioni fiskal, pse duhet t’i vënë shifrën 28 euro për 1 mijë copë? Kur ta vënë siç e ka Kosova, 3 euro, por jo për birrën. Ata e kanë për pijet dhe verërat.

LETRA E PRODHUESVE TE BIRRES SHQIPTARE DREJTUAR KRYEMINISTRIT RAMA
Tirane, me 25.10.2018
Lenda: Propozime per te shpetuar industrine e prodhimit te birres nga rreziku falimentimit.
KRYEMINISTRIT
Zotit Edi RAMA

TIRANE
I Nderuar Zoti Kryeminister!
Sic jeni ne dijeni, Industria vendase e prodhimit te birres perfaqesohet nga :
1.Birra “Tirana” sha
2.Birra “Stela”
3.Birra “ Korca”
4.Birra “ Kaon”
Me bindje se prodhimi vendas do merrej ne mbrojtje nga organet shteterore, investuam per rritjen e shoqerive tona me afro 80 milione euro, kryesisht me kredi bankare dhe arritem qe ne gjithe rrjetin te punesohen gadi 3000 veta duke dhene ne kete menyre nje kontribut te rendesishem social per vendin.
Nga puna qe beme, u rrit prodhimi vendas dhe sot ai ze gadi 40 perqind te birres qe konsumohet ne vend.
Por, me kalimin e viteve; pa u fuqizuar mire industria e prodhimit te birres, me nismen e organeve shteterore u bene mjaft ndryshime ne dispozitat ligjore, te cilat paten efekte ne rritjen e kostos se prodhimit te birres dhe ulen rezistencen konkuruese ndaj birrave te importit te cilat hyjne ne vendin tone me nje kosto shume me te ulet se kostoja e prodhimit tone.
Ne mendojme se barre e rende jane bere tatimet dhe taksat qe paguajme, si dhe disa cmime te larta qe aplikohen sidomos per ujin dhe energjine eketrike qe zene peshe te rendesishme ne koston e prodhimit te birres.
Per shkak te kostos se larte, u bene disa vite qe industria e prodhimit te birres del me humbje dhe rreziku i falimentimit te shoqerive tona po rritet dita dites.

Me poshte po Ju paraqesim si perbehet struktura e cmimit te shitjes per nje hl birre, duke evidentuar peshen specifike qe zene tatimet dhe taksat, si dhe shpenzimet e energjise elektrike dhe te ujit ne koston e prodhimit:1. Tvsh per pagese 1 100 lek/hl,
2.Akcize per prodhimin e birres 1 440 lek/hl,
3.Akcize per solarin 215 lek/hl,
4.Taks per kode dhe pulle fiskale 480 lek/hl,
5.Taks per ambalazhin plastik 55 lek/hl,
6.Taks per ambalazhin e qelqit 235 lek/hl,
7.Taksat vendore 35 lek/hl,
Gjithsej tatime dhe taksa: 3 560 lek/hl
8.Kosto mesatare e prodhimit (pa taksat) 8 600 lek/hl
– Energjia elektrike 400 lek/hl
– Uje 295 lek/hl
11. Gjithsej kostoja plus taksat: 12 160 lek/hl
10. Cmimi mesater i shitjes 11 000 lek/hl
11. Humbje per nje hl birre 1 160 lek/hl
Per afro 350 000 hl birre qe eshte afersisht prodhimi vendas i birres, akumulohet nje humbje vjetore prej 406 milione leke, ose gadi 3.3 milione euro.
I nderuar Zoti Kryeminister!
Ne mendojme se ekzistojne mundesite per t’a shpetuar industrine e prodhimit te birres nga rreziku i falimentimit dhe Ju propozojme qe me Iniciativen Tuaj te behen disa nderhyrje ne dispozitat ligjore qe t’a lehtesojne koston nga niveli i larte i tatim taksave dhe nga cmimet e larta qe industria jone paguan sidomos per energjine elektrike dhe ujin.
Me konkretisht propozojme:
1. Te hiqet taksa e ambalazheve te qelqit dhe plastikes te vendosur sipas Ligjit Nr. 9975, date 28.7.2008, neni 4 pika 8. Per reference Ju bejme me dije se kjo takse ne vendet nga ku importohet amabalazhi i qelqit dhe ai plastik eshte zero ose disa here me e ulet se ne vendin tone.
2. Te hiqet taksa e pulles se akcizes, e cila aktualisht ka nje vlere 22 euro per 1000 cope, sipas Ligjit Nr 61, date 24.05.2012 “Per Akcizat ne Republiken e Shqiperise”, shtojca nr 2.
3. Te ulet akciza qe paguhet per prodhimin e birres nga 1 440 leke/hl qe eshte caktuar sipas Ligjit te mesiperm ne 1 000 leke/hl birre.
4. Te hiqet akciza e solarit per kompanite prodhuese e vendosur sipas Ligjit Nr 61, date 24.05.2012 “ Per Akcizat ne Republiken e Shqiperise”.
5. Te mos quhen vlere e shtuar vlera e akcizes dhe e taksave te tjera per efekt te llogaritjes se TVSH-se sepse nuk mund te paguhet taks mbi taksen.
6. Te ulet me 22 perqind cmimi i energjise elktrike edhe per shkak se cmimi i saj eshte shume me i larte krahasuar me vendet e tjera te rajonit tone. Referuar EUROSTAT, ne vendin tone, cmimi i energjise elektrike eshte me i larte krahasuar me:
Maqedonine 59 perqinde,
Bosnje Hercegovinen 51 perqinde,
Kosoven 22 perqinde,
Malin e Zi 17 perqinde,
7. Te ulet cmimi i ujit, qe eshte nje nder perberesit kryesor per prodhimin e birres, pasi edhe ai eshte shume me i larte krahasuar me;
Pejen 172 perqinde, (konkuruese kryesore e prodhimit vendas)
Malin e Zi 155 perqinde,
Maqedonine 55 perqinde,

Zoti Kryeminister!
Ne po bejme perpjekjet tona dhe po marrim masa qe do ndikojne ne uljen e kostos se prodhimit te birres, por jemi te bindur se ato nuk do jene efektive dhe nuk do t’a shpetojne industrine e prodhimit te birres nga rreziku i falimentimit pa u bere disa nga rregullimet qe Ju propozuam me siper!

Me Konsiderate:
Perfaqesuesit e Shoqerive te Industrise Prodhimit te Birres te Birres:
Birra “Tirana” sha
Birra “ Stela”
Birra “ Korca”
Birra “Kaon”

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: