Një festë me këngë e valle dhe më të mirën e kulturës kryeqytetase. Sofra tiranase ka ardhur në edicionin e 27-të në Pallatin e Kongreseve. Ngjarja e kthyer tashmë traditë realizon një shkrirje origjinale të aspekteve të muzikës burimore të trevës së Tiranës përmes artistëve më në zë dhe po ashtu valleve më të dashura që marrin hijeshinë e kahershme shoqëruar me kostumet tradicionale. Këtë vit Sofra tiranase ju kushtua 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në të morën pjesë përfaqësues politikë nga trojet shqiptare.

Eventi është mbështetur edhe nga Birra Tirana, e cila është cilësuar si mbretëresha e qytetit të Tiranës me një traditë që zë fill në vitet 1960, duke u bërë një pjesë integrale e kryeqendrës së vendit. Të ftuarit e Sofrës Tiranase, e shijuan atë, në koktejlin pritës përpara koncertit, në çdo tavolinë siç bëjnë prej dekadash në festat e gëzimet e tyre. Shija shqiptare dhe cilësia gjermane, mbizotëroi në pritjen e mbajtur në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe trokitjen e gotave.

Tashmë Birra Tirana me teknologjinë dhe investimet e kryera, ofron cilësi të lartë dhe autenticitet për konsumatorin, kudo ku ajo shijohet dhe bëhet pjesë e tryezave dhe ngjarjeve festive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: