Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, Agim Musliu ka komentuar përgjimin e dytë të publikuar mes Bedri Shabanit të arrestuar si i dyshuar për spiunazh dhe oficerit të BIA-s serbe Srdjan Rosiq.

Musliu ka apeluar që të ndalet kjo tradhti kombëtare, derisa ka shtuar se të gjithë ata që janë të tillë nuk kanë shpëtim por vetëm vonim.

“Të gjithë ata që janë të tillë, nuk kanë shpëtim, vetëm vonim! Prandaj, ndaleni këtë tradhti kombëtare! Është tejet neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu! Distancohuni nga të tillët! Bëjeni publikisht këtë!”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

Musliu tutje ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që të mos i neglizhojnë këto raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: