Peter Tiede, gazetari gjerman që publikoi në “Bild” 6 përgjime të dosjes 339/1 komenton edhe deklaratat e kryebashkiakut Vangjush Dako në lidhje me kreun e grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj.

Ndërsa Dako thotë se i hap telefonin çdo votuesi, Tiede shprehet se në këtë rast ai ka ofenduar të gjithë votuesit e ndershëm.


Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ka konsideruar bisedat me Avdylajn mjaft normale, sepse ai ia hap telefonin çdo zgjedhësi… Si ju duket ky lloj komunikimi, normal?


Peter Tiede: Nëse ky është një zgjedhës normal i ofendon të gjithë zgjedhësit e ndershëm shqiptarë. Nuk është roli im ta gjykoj nëse një veprimtari e tillë është kriminale por në Shqipëri mungojnë gjykatat funksionale. Qeveria Rama dhe të tjerë flasin për mua, por unë jam gjëja më e parëndësishme në këtë histori. Këtu s’bëhet fjalë për mua, apo hetues që më japin mua materiale apo gazetarë të tjerë në Shqipëri. Pyetja është kush e qeveris Shqipërinë? Kokaina që vjen nga Durrësi e Vlora pa asnjë problem hyn në Europë. Kjo nuk ndodh nëse policia nuk mbyll një sy, nëse gjykatat nuk mbyll një sy. Këto janë pyetjet që duhet të marrin përgjigje. Unë jam thjesht ai që përcjell lajmin. Këtu në Gjermani liria e shtypit respektohet. Më vjen shumë keq për kolegët e mi në Shqipëri që nuk flasin dot të lirë.


(m.a/BalkanWeb)