BalkanWeb zbardh mbrojtjen e botuesit Henri Çili në Gjykatën ku lidhur me përgjimet të cilat e kanë implikuar në këtë çështje ka thënë se ka në pronësi një studio ligjore për ndërmjetësime, përfaqësime lobuese dhe gjyqësore.

Për këtë fakt, avokati mbrojtës i tij Ardian Visha është shprehur se çështja është ndërtuar mbi mungesë kompetence juridiksioni.

Sipas tij akuzat për mashtrim dhe ndikim të paligjshëm nuk qëndrojnë të dyja bashkë pasi kjo e dyta nuk mund t’i atribuohet Henri Çilit pasi është pronar i një studioje ligjore.
Më tej Ardian Visha akuzon si të paligjshme veprimet e prokurorit dhe vendimet e Gjykatës së Përmetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb