SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, rreth bisedës telefonike shumë të përfolur mes tij dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras, në lidhje me kontestin për emrin, tha se ka dëshirë që Cipras ta kontaktojë sonte e jo më 9 qershor, duke shtuar se nuk mund të saktësojë se kur do të ndodhë.

Zaev tha se së shpejti kjo gjë do të ndodhë, ndërkaq tha se është e rëndësishme që të diskutohen detajet pasi duhet të ketë zgjidhje afatgjate.

“Do të kisha dashur edhe sonte, jo më 9 qershor, ditë janë në pyetje, megjithatë nuk mundem të them se kur saktësisht do të ndodh. Ndoshta ne do të telefonojmë drejt Athinës. Shpresoj që shumë shpejt kjo të ndodh. Është me rëndësi që zgjidhja të jetë afatgjate, me qëllim që e njëjta të zgjidhet për gjenerata e gjenerata. Detajet janë në pyetje, ajo është e rëndësishme, ditët janë në pyetje, dhëntë Zoti t’i afrojmë qëndrimet”, tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb